E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj takon Grenell në Shtëpinë e Bardhë: S’ka marrëveshje për ndarje të Kosovës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është pritur kete te premte në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nga i Dërguari Special i Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

Diskutimi u përqëndrua në rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!“ – theksoi Cakaj në një postim në facebook.

Cakaj, gjithashtu, shprehu se pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë