Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Cakaj bën me dije se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e njohjes së Kosovës nga ana e Izraelit.

“Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit”, shkruan Cakaj në Facebook.

Cakaj theksoi se pas njohjes formale, pritet të përmbyllen procedurat e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Patjetër, folëm edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *