E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj takon ambasadorin e Kosovës: Kur vihet në pyetje UÇK, duhet të përgjigjemi si një komb

Ministri Gent Cakaj priti këtë të mërkurë në një takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, i cili është dhe një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Në qendër të takimit ishin zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësia e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së.

“Nder i veçantë takimi me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nait Hasani! Biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë