Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ndodhet në Bratislavë ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së. Këtij takimi Ministror sot i është bashkuar edhe Kryeministri, Edi Rama pasi Shqipëria merr stafetën e drejtimit të Organizatës.

 

Në një postim në Facebook, Cakaj shkruan se marrja e kryesimit të OSBE ka ardhur pas një pune kapietale përgatitore në rrafshin politik e programatik.

 

“Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *