E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Politikë

Cakaj në Real Story: Ballkani Perëndimor nuk është gati të bëhet pjesë e BE

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj këtë të enjte nga Real Story në Vizion Plus ka komentuar vendimin e Komisionit Evropian per rekomandimin e hapjes se negociatave me Shqipërinë.

 

Në fjalën e tij minsitri është shprehur se raporti, qartazi e ben pergjegjese  opoziten per deshtimin e reformes electoral.

 

Reklamë

 

“Në rastin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut po praktikohet një strategji tëre, për të siguruar qe nuk do kete prapakthim. Komisioni parashikon se nuk do të ketë me implikime, vendet e BE janë në periudha disiplinore. Vetë BE është transformuar dhe që nga 2011 e deri më tani i kushton një vemendje të veçantë hapjes së negociatave. Për ne procesi është bërë më rigoroz dhe më bindës. Ndërkohë që vetë BE në lidhje me kushtet e ndryshuara thuhet se nuk do të ketë anëtarësime deri në vitin 2015”.

 

Ministri në Detyrë Cakaj ka deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk ështe i gatshëm që të bëhet pjesë e BE-së.

 

“Ballkani Perëndimor nuk ështe i gatshëm që të bëhet pjesë e BE-së, por duhet te bejme nje dallim qe procesi i hapjes se negociatave, nuk eshte proces qe det yrimisht garanton antaresim.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë