E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 minuta më parë
Video · Vendi

Cakaj: 350 persona mbajnë pasaporta diplomatike në kundërshtim me ligjin

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka kërkuar dorëzimin e pasaportave diplomatike për 350 persona.

 

Përmes një deklarate për shtyp, ministry në detyrë është shprehur se këto pasaporta janë në kundërshtim me ligjin.

 

Reklamë

“Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e fuqishme evropiane. Kjo nuk është një krahasim për qëllime stilistike, por ky është një fakt. Në shkelje flagrante edhe të këtij kuadri ligjor dhe admistrativ sot në Shqipëri ka më shumë se 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike në kundërshtim me ligjin, që hyjnë e dalin si personalitete  me status të veçantë. Deputetë të mandateve të kaluara, gjykatës që nuk e kanë kaluar vettingun, deri tek shoqërues të personaliteteve të njohura në Shqipëri.”

 

Gjithashtu Cakaj ka bërë thirrje të gjithëve që të bëjnë dorëzimin e pasaportave diplomatike, sepse pasaporta e tyre diplomatike do të bllokohet dhe do të shpallet e pavlefshme.

Më shumë video

Reklamë