Ish deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka nga emisioni i mëngjesit 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se Reforma zgjedhore ka një rëndësi të veçantë për vendin në rrugëtimin drejt BE.

 

Sipas saj ka vite që vuajmë nga proceset elektorale të kapura dhe të kriminalizuara, të pa administruara në mënyrë të barabartë jemi edhe para kushteve të vendosura në lidhje me hapjen e kushteve.

 

“Reforma zgjedhore është gjithahstu një ndër kushtet e caktuara nga Bundestagu gjerman, ndërkombëtarët kanë kohë që po i kërkojnë klasës politike shqiptare që të kushtojë një rëndësi të veçantë krijimit të reformës zgjedhore. Nga ana e opozitës bësoj se i është kushtuar rëndësia maksimale në lidhur me këtë çështje edhe kur ka ekzistuar komisioni i reformës zgjedhore para se opozita të braktiste edhe tani. Nuk është çëhstje që ti tregojmë vendin opozitës, por kur një palë është në pushtet duhet ti shtrijë dorën palës tjetër ato e kanë shtrirë dorën por e kanë shtrirë me çfarë kushtet, që të kenë në krye një bashkëkretar të reformës zgjedhore që është i faktuar në përgjime që ka vjedhur vullnet zgjedhor ku i eshte dhënë mundësia bashkë me individë të tjerë.”

 

Ndër të tjera Caka ka theksuar se plani i opozitës është i qartë ynë është i qartë në këtë rrugëtim, ne kemi të qartë kushtet e Bundestagut gjerman dhe do të japim të gjithë kontributin tonë për tu realizuar këto kushte, ky është qëllimi ynë.

 

Ndërkohë ajo theksoi se planin B duhet ta ketë mazhoranca e cila ka tentativat për të mos pasur një bashkëpunim.

 

“Ky grup ka tre nëndarje që kanë fokuse të ndryshme për  të trejtuar dhe kanë një agjendë të caktuar  nuk mbledhen të gtre grupet njëherësh secili mblidhet dhe trajton mbledhjet e tij dhe trajton çështje të ndryshme. Në mbledhjen e fundit është diskutuar dekrimanilizimi i zgjehdjeve dhe financimi i tyre. Çështja e sistemit zgjedhor do të diskutohet në grupin e vullnetit politik që përbëhet nga të gjithë partitë politike që përbëjnë opozitën.”

 

Ish deputetja e LSI nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se fokusi i opozitës është reflektimi dhe njëkohësisht zbatimi i kushteve të vendosura nga Bundestagu, për asnjë moment nuk ka ndalur takimet me qytetarët dhe diskutimet me ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *