E mërkurë, 16 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Çadra e cirkut nuk mbyllet

Ilustrim · Vizion Plus

Çadra e cirkut nuk është mbyllur as këtë të premte. Përfaqësuesit e përmbarimit në mesditë, janë pritur nga artistët e këtij institucioni, tanimë edhe pa drejtues.

 

Burime po nga Cirku Kombëtar kanë bërë me dije se është arritur një marrëveshje midis pronarit të tokës dhe institucionit, duke e shtyrë ekzekutimin e vendimit të gjykatës që i jep të drejtën pronarit të rimarë tokën.

 

Nga kjo e premte Cirku Kombëtar pa drejtues, do të mbrohet nga Ministria e Kulturës që pritet të arrijë një marrëveshje me pronarin e tokës për të mos e zhvendosur cadrën, ose të sigurojë një tjetër vend për artistët e këtij institucioni.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh