E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 41 minuta më parë
Sport

Cadiz shokon Barcelonën në “Camp Nou”

Nuk mjaftoi vetëm eleminimi i rëndë nga Europa League, ku u mund në shtëpi nga Ajntraht Frankfurt, por së fundmi Barcelona mori një tjetër goditje të fortë edhe në La Liga.

 

Katalanasit u mposhtën 1 me 0 nga Kadiz, skuadër që lufton për mbijetesë e që fitoi për herë të parë në histori në “Kamp Nou”.

 

Reklamë

Një pjesë e parë e vështirë për skuadrën e Xavit, e cila rrezikoi të merrte gol në disa raste nga ana e miqve.

 

Perez, Sobrino dhe Espino ishin protagonistë të gabimeve para portës së Ter Stegen e nga ana tjetër mundësi patën dembele dhe Zhordi Alba. Mirëpo në pjesën e dytë, që në start miqtë e shokuan Barcelonën me një gol të shënuar nga Lukas Perez.

 

Paraqitje e dobët e Barcelonës, teksa i vetmi i rrezikshëm në tentative për të barazuar ishte Dembele, por dy momente portiere Ledfzma ishte super., madje edhe në dy tentative të tjera në fund kundrejt Erik Garsias dhe Obamejang.

 

Pas 7 fitoreve radhazi, Barcelona ndalet dhe tani e sheh veten 15 pikë larg Realit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë