E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Byzylykë elektronikë për koreanët që shkelin rregullin e vetëkarantinimit

Qeveria e Koresë së Jugut thotë se do t’i pajisë me byzylykë elektronikë personat që kundërshtojnë urdhrin e vetëkarantinës, me argumentin se kështu forcohet monitorimi për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

 

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Yoon Tae-ho pohoi të shtunën se autoritetet kanë nevojë për mjete më efektive të monitorimit.

 

Reklamë

Byzylykët elektronikë do të ndjekin lëvizjet e të vetizoluarve përmes telefonave të tyre celularë. Qeveria ka tashmë një aplikacion për të monitoruar njerëzit në karantinë.

 

Sipas ligjeve të forcuara kohët e fundit të vendit për COVID-19, njerëzit mund të dënohen deri në një vit burg ose të gjobiten deri në 8.200 dollarë për shkeljen e karantinës dhe se ata që dakordësohen për të përdorur byzylykun mund të ketë ndëshkime më të lehta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë