Subscribe

Oerd Bylykbashi udhëhoqi në emër të partisë demokratike procesin e reformës në drejtësi nga negociatat e vështira deri tek finalja e madhe e votimit mes duartrokitjeve me unanimitet te ndryshimit të 1/3 te kushtetutës së shqipërisë në 22 korrikun e vitit 2016.

Por sot Bylykbashi ve ne dukje se qytetarët nuk marrin dot drejtësi të bllokuar mes sistemit të vjetër që po rrënohet e sistemit të ri që nuk po ngrihet.

 

OERD BYLYKBASHI

ISH-NENKRYETAR I KOMISIONIT PER REFORMEN NE DREJTESI

 

Drejtësia nuk është film vizatimor në letër, drejtësia është institucione reale me gjyqtarë të pavarur të cilët japing drejtësi përditë për shqiptarët. Shqiptarëve nuk u intereson shumë kush janë organet e qeverisjes së drejtrësisë, shqiptarëve u intereson drejtësia; për pronat, për taksat e padrejta, gjobat e padrejta apo për të parë se si kriminelët shkojnë në burg apo politikanët e korruptuar shkojnë në burg sa herë ata kryejnë veprime të tilla. Këtë sot nuk e kanë.”

 

 

Të gjithë sot e pranojnë se ngritja e institucioneve të reja po vonohet dhe mazhoranca mbron idenë se bëhët fjalë për një fazë tranzitore.

 

 

Duhet të skuqen këta persona që flasin, thonë këtë gjë, kushdo qoftë, duhet të skuqen sepse kjo fazë tranzitore është e paparashikuar në kushtetutë. Ata që e shkruan, ata politikanë të ps që kishin qëllimin ta kapnin sistemin, me porosinë dhe urdhrin e qartë të edi ramës kryeministër dhe ata ekspertë të lartë të cilët dështuan në hartimin e një sistemi I cili do të ishte funksional shpejt duhet të ulin kokën e të mos justifikohen me histori sikur këtra janë normale.

 

Bylykbashi e ilustron shqetësimin për zbatimin e reformës me një element, përkohshmërinë e institucioneve.

 

 

kemi vetëm një kukull të paparashikuar nga kushtetuta sic është prokurori I përgjithshëm I përkohshëm. Sot po rrezikojmë për një gjykatë të lartë të përkohshmë me gjyqtarë të emëruar sit ë përkohshëm, këshilli I lartë I prokurorisë sot në 3 vjetorin e reformës po miraton prokurorë të përkohshëm në një kohë që ne duhet të kishim një system qe duhet të funksiononte , pra jemi në një sistuatë ku e tere republika mesa duket po bëhet e përkohshme.

 

 

Edhe pse misioni i reformës ishte moskapja e sistemit nga politika, Bylykbashi ve ne dukje se ne fakt sistemi i ri eshte shume me i ekspozuar politikisht pasi shume institucione kalojne nga parlamenti, nderkohe qe sipas tij vetingu ka pasur standarte te dyfishta. Nje tjeter shembull qe sjell Bylykbashi per kapjen e sistemit eshte keshilli i emerimeve ne drejtesi dhe kreu i tij Ardian Dvorani

 

Në krye të saj është një gjyqtar , dvorani, I cili duhet të kishte lënë mandatin e tij me vendim të gjykatës kushtetuese vite më përpara. Pra në shkelje flagrante të kushtetutes mban pozicionin e gjyqtarit dhe keshillir te emerimeve ne drejtesi. Dhe ky ëhstë tregues se si manipulohet reforma në drejtësi për të mbajtur personat që duhen.

 

Por nëse ka dicka tek e cila opozita beson ai është SPAK-u.

 

Shpresa ime mbetet që së paku në gjithë këtë amulli ai institucion që të dali e të japë disa efekte positive të jetë spaku dhe gjykata e posacme që të godasë gjyqtarë, prokurorë e politikanë të korruptuar dhe krimin e organizuar në mënyrë që shqiptarët të paktën të fillojnë të shohin dritë dhe shpresë.

 

Në morinë e debateve për reformen në drejtësi në harkun kohor te 5 viteve fundit, SPAK-u eshte e vetmja strukture qe ka gëzuar mbeshtetjen e te gjitheve, ligji per spakun eshte I vetmi I votuar nga pd dhe qe nuk eshte goditur ne gjykaten Kushtetuese, SPAK-u,  si investim I amerikaneve duket se gezon ende mbeshtetjen e të gjithëve si instrumenti që do të luftoje krimin dhe korrupsionin e politikaneve tëë nivelit të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *