Oerd Bylykbashi kryesuesi i listës së Durrësit për demokratët vijoi fushatën në takime me tregtarët.

 

Së bashku me kandidatin tjetër ekonmistin, Florion Mima, prezantuan prioritet e Partisë Demokratike për ekonominë e katër viteve që vijnë. Në tregun industrial situata cilësohet dramatike prej tyre. Fuqia blerëse e durrsakëvë është e ulët. Por dhe tregtarët e kanë të vështirë të sigurojnë një nivel minimal jetese për familjen e tyre, për shkak të taksave të larta.

 

“Në mesditë, shumica e tyre ende nuk kishte shitur asgjë. Ishte moment I dhimbshëm kur një prej tregtarëve, prind mbi 50-vjeçar, tregoi portofolin bosh”, thotë Bylykbashi. Demokratët premtuan ndryshim rrënjësor të gjendjes së tyre përmes programit ekonomik që ul maksimalisht taksat.

 

Sipas tij, vështirësi nga niveli i lartë fiskal dhe gjobat arbitrare, po kalon këto vite dhe biznesi fason në Durrës. Në kushte të vështira jetese janë dhe punonjëset, të cilët vërtetë kanë një punë, por pagesa është minimale. PD ka premtuar ulje të tvsh-së dhe taksë të sheshtë 9%. Ata parashikojnë se me uljen e taksave bisnesi do marrë frymë, do të rriten pagat e do të hapen të tjera vende pune.

 

Kryetari i demokratëve të Durrësit, pret që qytetarët të ndëshkojën arrogancën qeveritare. “Durrsakët e kanë bërë në momente vendimtare gjithmonë këtë. Nëse opozita e bashkuar fiton në Durrës, fitohet në gjithë Shqipërinë, deklaron Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *