Subscribe

Nënkryetari i partisë demokratike Oerd Bylykbashi u bën apel të gjithë qytetarëve të dalin në protestë në 7 korrik për të reaguar së bashku kundër një qeverie, e cila sipas tij po i vjedh shqiptarët.

 

Në një intervistë për vizion plus Bylykbashi ka theksuar se kauzat për të cilat partia demokratike ka thirrur protestën janë kauza të të gjithë qytetarëve shqiptarë; duke nisur nga bordet komuniste që përcaktojnë çmime, tek taksat  e larta, tek mungesa e mbështetjes për shtresat në nevojë e deri tek korrupsioni i pushtetarëve.

 

 

OERD BYLYKBASHI

NËNKRYETAR I PD

 

“Sigurisht që ne jemi ty për të udhëhequr këtë pakënaqësi të qytetarëve dhe protesta është pikërisht një këmbanë e fortë për ti thirrur të gjithë drejt nevojës për ta ndrshuar këtë regjim kleptokratik dhe oligarkik.  Qytetarët sot po vuajnë në të gjitha aspektet, qeveria po I vjedh po I grabit ditën për diell me mekanizma si këto bordet e transparencës që janë vendosur për të grabitur shqiptarët, ndërkohë që qeveria rezulton me fitim, merr para nga taksat për shkak të cmimeve të rritura nga qytetarë që varfërohen përditë e më shumë, po vendos sisteme taksimi edhe mbi shtresën e mesme, mbi biznesin, pra po I varfëron të gjitha shtresat.”

 

 

Për nënkryetarin e PD, Bylykbashi 7 korriku është momenti kur edhe deputetët e partisë demokratike duhet të bashkohen për të qëndruar në krah të qytetarëve.

 

 

“Të gjithë ne e kemi për detyrë që të bashkohemi në këtë sfidë të madhe për të rrëzuar edi ramën. Kështu që unë mendoj që është një moment shumë I mirë që të gjithë të kuptojnë që bashkohemi me qytetarët, bashkohemi së bashku, objektivin e kemi të përbashkët për të bërë një opozitë të fortë dhe të vërtetë  dhe 7 korriku është një moment për gjithëkënd që të tregoje se ne jemi me zgjedhësit, nuk jemi me interesat.”

 

48 deputetë të Partisë Demokratike janë shprehur pro protestës pavarësisht nëse e mbështesin apo jo Sali Berishën në krye të forcës më të madhe të opozitës. Të vetmit që janë deklaruar kundër saj janë Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ferdinand Xhaferraj.

 

 

PD: DO RREZOJME EDI RAMEN

 

BYLYKBASHI: NE 7 KORRIK NIS OPOZITA E VERTETE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *