Zhvillimet e vrullshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë sjellë edhe reagime te forta nga politika. Lulzim Basha ka sulmuar ashpër prokuroren e përgjithshme Arta Marku, madje edhe e ka paditur penalisht atë për levizjet e fundit.

 

Në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, gazetarja Olta Blaceri nga selia blu ka pyetur nënkryetarin e komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi në Partinë Demokratike, Oert Bylykbashin, në lidhje me vendimin e opozitës për të kallzuar penalisht prokuroren e përgjithshme Arta Marku.

 

Në fjalën e tij Bylykbashi theksoi se veprimet e fundit të Markut janë të papranueshme dhe ndikojnë drejtpërdrejt në shkatërrimin e prokurorisë dhe dosjet e disa çështjeve të rëndësishme siç është Shullazi dhe Tahiri.

 

“Marku ditët e fundit me disa veprime ka shpartalluar praktikisht jo vetëm Prokurorinë e Krimeve të rënda, por duke larguar nga krimet e rënda një numër prokurorësh që po njekin çështjet më të nxehta sot në Shqipëri siç është çështja Tahiri, apo Shullazi ka dërrmuar praktikisht kohezionin e këtij grupi, që është grupi elitë në prokurorinë Shqiptare me rezultate mjaft të mira në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe qartazi këto veprime i ka bërë me qëllim pengimin e drejtësisë, pasi duke larguar prokurorët  jo vetëm ka prishur procesin e hetimit të këtyre çështjeve po dhe mbrojtjen e  tyre  në gjykatë duke u krijuar mundësi përshembull rastin e Shullazit, me veprimet e saj po synon të çojë drejt një situate ku Shullazi të kërkojë pavlefshmërinë e procesit dhe më pas të dalë i lirë.”

 

Më poshtë do të ndiqni intervistën e plotë të Bylykbashit të dhënë për Vizion Plus: 

 

Zoti bylykbashi pse e zgjodhi Partia demokratike ti drejtohet Prokurorisë së Tiranës për të nisur procedim ndaj arta Markut? 

Është e paevitueshme të mos bësh kallzim penal, Arta Marku ditët e fundit me disa veprime ka shpartalluar praktikisht jo vetëm Prokurorinë e Krimeve të rënda, por duke larguar nga krimet e rënda një numër prokurorësh që po njekin çështjet më të nxehta sot në Shqipëri siç është çështja Tahiri, apo Shullazi ka dërrmuar praktikisht kohezionin e këtij grupi, që është grupi elitë në prokurorinë Shqiptare me rezultate mjaft të mira në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe qartazi këto veprime i ka bërë me qëllim pengimin e drejtësisë, pasi duke larguar prokurorët  jo vetëm ka prishur procesin e hetimit të këtyre çështjeve po dhe mbrojtjen e  tyre  në gjykatë duke u krijuar mundësi përshembull rastin e shullazit, me veprimet e saj po synon të çojë drejt një situate ku Shullazi të kërkojë pavlefshmërinë e procesit dhe më pas të dalë i lirë. Këto veprime të Arta Markut haptazi tregojnë dhe njëanshmërinë e saj qëllimin për të cilin ajo u vu 9 muaj më parë në krye të prokurorisë së Përgjithshme, dhe në fakt nuk ekziston në kushtetutë një prokurore e përgjithshme e përkohshme ajo është e paligjshme që nga momenti i parë kur ka bërë betimin dhe sot e kësaj dite thjesht po monitoron planin e Edi Ramës, të kapim prokurorinë që të mbyllim çështjet e rëndësishme.

 

Pse mendoni ju zoti Bylykbashi se transferimi i prokurorit të çështjet Tahiri, Hajdarmataj ndikon në çështjen Tahiri ju shkoni përtej dhe thoni se do të mbyllet kjo dosje? 

Së pari është e qartë se prokurorët janë kundërshtuar, procedurat që po ndiqte arta Marku për të caktuar prokurorët që do të ndjekur çështjet për të mbyllur këto çështje. Sepse ishin procedura të paligjshme shorti që kërkonte të bënte ishte i paligshem, duke parë se këto prokurorë po çonin përpara këto çështje të rëndësishme, përshembull nga informacioni jonë prokurori Hajdarmataj, pak ditë më parë ka sekuestruar 1 milion euro të aseteve të vëllezërve Habilaj, pjesë e hetimit të dosjes tahiri, pikërisht një ditë më pas Hajdarmataj transferohet. Pra në muajn që vjen skadojnë afatet e hetimit për dosjen Tahiri që filluan një vit më parë, në tetorin e vitit që shkoi dhe çështja Tahiri po shkon drejt shkatërrimit për shkak të procedurës dhe afatesh dhe nga ana tjetër kemi  çështjen Shullazi, që Arta Marku po e rrënon në aspektin ligjor duke i dhënë mundësi Shullazit më pas të dali të kërkojë pavlefshmëri të procesit.

 

A ka të drejtë Arta Marku kur thotë nisa hetim disiplinor sepse prokurorët nuk duan të luftojnë krimin?

 

Arta Marku  ka bërë veprime që janë të kundraligjshme, Arta Marku  nuk ka asnjë të drejtë që të transferojë prokurorë, është qartazi janë veprime disiplinore të cilat mund të nis procedim disiplinor por nuk mund të transferim të prokurorevë. Është qartazi ajo që ne dikur e kemi kritikuar se prokurori i përgjithshëm edhe për këtë ndryshuam ligjin, por edhe pse prokurorët ishin të pavarur nëpërmjet tranferimeve si masë disiplinore ose duke u hequr dosjet praktikisht ndryshonte rrjedhën e hetimit. Një prokuror kur e merr një çështje duhet ta çojë atë deri në fund, sepse ashtu siç është themelore përgjyqtarin bindja e tij e brenshme po aq e rëndësishme është dhe për një prokuror bindja se si e çon çështjen deri në fund. Vendosja në momentin e fundit kur janë duke u bërë konkluzionet e çështjeve të prokurorëve të tjerë sigurisht ndryshon në mënyrë thelbësore dhe mënyrën se si paraqitet kjo çështje para gjykatës. Pra janë veprime të qëllimshme dhe pikërisht për të mbyll pikërisht dy dosjet e çështjeve më të rëndësishme, tek prokurorët që kanë shprehur, Hajdarmataj pak ditë me parë formalisht i kishte shprehur gadishmërinë për të vazhduar çështje konkrete dhe më pas janë ndërmarrë veprime të tjera. Pra Arta Marku me këto veprime po pengon drejtësinë po prish çështjet më të rëndësishme ato që i djegin Edi Ramës, për këtë detyrë ka shkuar e për këtë ka bërë diçka që është e paprecedentë edhe në vitin 97 ka shkatërruar praktikisht Prokurorinë duke dhënë modelin se si të gjithë prokurorët e tjerë të mos kenë më guximin të ndjekin më çështje të pavarura dhe me guxim përpara sepse e dinë se mund të gjenden në rrugë dhe më pas mund të përballen me kriminelët që po lirohen nga kjo maxhorancë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *