E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Buxheti i ri, Vasili: Qeveria i hapi rrugë varfërimit të shqiptarëve

Kreu i grupit parlametar i LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë sa i takon buxhetit të 2019.

 

Reklamë

Në një deklaratë për mediat, Vasili deklaroi se Kuvendi miratoi të hënën buxhetin e turpit duke legjitimuar kështu grabitjen shtetërore dhe shkatërrimin e ekonomisë.

 

“Dje Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar, sigurisht një buxhet turpi, një buxhet i cili ka legjitimuar një grabitje shtetërore të padëgjuar dhe të dimensioneve vërtetë shumë të rrezikshme dhe tronditëse për ekonominë. Ku kryefjala e këtij buxheti, për fat të këq është një lajm shumë i zi, për shqiptarët dhe lidhet pikërisht me koncesionet apo PPP të famshëm tashmë. I cili është një nga format më të rrezikshme të grabitjes shtetërore pasi shifrat janë të tilla.

 

Sipas Vasilit, buxheti I ri nuk ka të bëj me përmirësimin e jetës së qytetarëve por vetëm me varfërimin, pasi qeveria I ka hapur rrugë koncesioneve.

 

“Nuk është sot asgjëkund, është buxheti më antisocial, më korruptiv dhe më grabitqar. Pasi 100 e ca milionë euro në këtë vit do t’i paguhen në dorë të thata koncensionarëve, duke filluar nga ata të shëndetësisë që është një histori turpi fillim e mbarim. Duke vazhduar pastaj tek koncesionet e tmerrshme të rrugëve, ku çmimet e tyre janë jo vetëm të frikshme, por do të thotë një vjedhje ditën për diell dhe për të cilat në vend që t’i shndërronin këto në investime konkrete, të prekshme e të qarta, në shkolla e spitale, në dhjetëra shërbime të tjera të cilat u mungojnë qytetarëve shqiptarë, kthehen vetëm në një dhuratë që shkon në xhepin e oligarkëve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë