Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit për Buxhetin 2026 .
Në fjalën e tij, Rama theksoi arritjet e tre mandateve të fundit në rritjen e prodhimit të serave.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai u shpreh gjithashtu se është përmbysur raporti i eksporteve me importet, duke ndikuar pozitivisht për vendin tonë.
Rama deklaroi se buxheti 2026 është gati dyfish i vitit që po lëmë pas.
Rama: Është vërtetë me rëndësi që takohemi këtu sot, në një moment kur sapo kemi nisur një mandat të ri, i cili, nga pesha, është mandati më i vështirë i qeverisjes së vendit, por fatmirësisht këtë peshë na e keni bërë më të lehtë ju dhe të gjithë ata si ju që na kanë dhënë plot 83 mandate që të kryejmë me sukses negociatat për anëtarësimin në BE.
Tre mandate më parë, nga ku sot kemi trefishuar prodhimin e serave dhe si rezultat kemi faktikisht rritur ndjeshëm konkurrueshmërinë në një sipërfaqe serash që sot kanë prekur 2200 hektarë. Tre mandate nga ku kemi arritur të rrisim prodhimin e perimeve, që i është afruar 1500 milionë tonëve. Tre mandate nga ku eksportet kanë filluar të rriten, duke kapur një vlerë që këtë vit, vetëm në 9 muaj, është më e lartë se e gjithë vlera e vitit të shkuar.
Ajo që është e rëndësishme, kemi përmbysur raportin e eksporteve me importet. Synimi ynë është të arrijmë 3 eksport, 2 import kur vjen puna te prodhimi bujqësor. Vetëm në skemën kombëtare kemi një buxhet gati dyfishi i vitit që po përfundon. Sa i përket skemës direkte, të gjitha pagesat do të mbyllen brenda këtij viti, 100%.
/vizionplus.tv






