Subscribe

Per here te pare Ministri i Jashtem Ditmir Bushati ka komentuar harten e mundshme te marreveshjes detare mes Shqiperise dhe Greqise. I ftuar ne emisionin Real Story te gazetarit Sokol Balla, Bushati ka nenvizuar se palet jane ende ne negociata, por ka treguar pjesen e detit per te cilen po zhvillohen ato.

 

Marrëveshja e Detit është një çështje që është në diskutim jemi në proces negocimi të një pakete të plotë, që do të mbyllnin njehere e përgjithmonë këtë çështje.

 

 

Bushati eshte ndalur dhe tek akuzat e opozites per shitjet te detit apo dhe ato te dhenies se drejtes Greqise te shtrihet ne 12 milje.

 

 

“Në marrëveshjen e vitit 2009, e cila ishte një marrëveshje fantazëm, nuk është përdorur vija e drejtë por vetëm vija e mesme, një veprim që në pozicionin gjeografik që ka Greqia dhe Shqipëria është e pamundur. Në pikën 139 tregon se arrin mundësinë e detit të brendshëm në parim me ekuidistancën. Parimi është se vija që kufizon palët duhet të jetë e baraslarguar. Teknikisht jemi në lemin e 2009, nëse 2400 km2 merren nga ne ose nga Greqia i bie të përfundojmë në shpiat e njëri tjetrit.”

 

 

 

Duke qendruar tek fqinji yne jugor shefi i diplomacise ka komentuar dhe ate qe ka ndodhur ne Bularat. Bushati nuk e ka fshehur se Tirana priste nje reagim edhe me te qarte nga Athina.

 

“Qeveria greke është treguar e matur, por ne kemi pritur një distancim më të qartë në lidhje me shfaqjet ekstremiste që ndodhen në ceremoninë e varrimit në Bularat. Nga Greqia nuk ka një zë të vetëm të distancuar nga kjo ngjarje në asnjë media greke, ndërsa media jonë ka qenë më e qartë në raportime, ka pasur raportim per qëndrimet e vendi tonë por dhe nga Greqia. Me duhet te theksoj se ende nuk eshte mbyllur perfundimisht lista e personave qe iu eshte ndaluar hyrja ne vendin tone. Ngjarjes se Bularatit nuk i duhet dhene nje sfond etnik, ne kemi pasur sinjalizime per tensione ate dite. Ndërkohë atë ditë atjë ka pasur dhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk kanë një qëndrim të distancuar në lidhje me këtë ngjarje, fjala është për 2 Vangjelët.”

 

I pyetur lidhur me dekretin e Sander Lleshaj Bushati i shpreh se ngerci do te zgjidhet pasi jane ezauruar te gjitha hapat kushtetuese.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *