Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka ftuar homologët e vendeve të Ballkanit që të respektojnë marrëveshjet e arritura në samitet e mëparshme, ne procesin e iniciuar ne Berlin ne vitin 2014. Ketë qëndrim, Bushati e shprehu nga Roma, ku mori pjese ne takimin koordinues te ministrave te jashtëm te Ballkanit, organizuar nga ministri i jashtëm italian Angelino Alfano. “Është e nevojshme që të gjitha vendet pjesëmarrëse të kontribuojnë për të konsoliduar arritjet e procesit të Berlinit, si nga pikëpamja e dialogut politik, ashtu edhe nga ajo e zbatimit të projekteve të ndërlidhjes në transport dhe energji” – ka deklaruar Bushati. Takimi i Romës i paraprin samitit të 12 korrikut qe zhvillohet ketë vit ne Trieste, pas organizimit te tij ne disa qytete europiane, nisur nga Berlini, Vjena e Parisi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *