Subscribe

Përmbushja e reformave të ndërmarra nga Shqipëria dhe perspektiva europiane e Tiranës zyrtare, ishte në fokus të takimit që Ministri i Jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati, zhvilloi me homologun e tij belg Didier Reinders, gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Bruksel. Numri një i diplomacisë shqiptare e informoi zotin Reinders për angazhimin e qeverisë për të vijuar punën për miratimin e reformës në drejtësi si një hap thelbësor për konsolidimin e shtetit të së drejtës, një nga kushtet e përhershme të progres raporteve për Shqipërinë nga ana e Komisionit Eruopian. Gjithashtu zoti Bushati vlerësoi maksimalisht rolin e Belgjikës në procesin integrues të vendit, veçanërisht sa i takon hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Eruopain. Në këtë takim, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë konfirmoi edhe një herë angazhimin e Tiranës, për krizën e refugjatëve. Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Bruksel, Bushati do të takojë dhe eurokomisionerin për zgjerim të unionit, Johanes Han, të cilin pritet ta informojë mbi progresin e bërë sa i takon reformave, veçanërisht asaj në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *