Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, Djuro Blanusa nënshkruan Marrëveshjen e vendit pritës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).
“Ngjarja e sotme shënon një moment kyç në transformimin e RYCO-s në shembullin më të mirë të një kontributi të vërtetë që Shqipëria ofron në nivel rajonal” – u shpreh Ministri Bushati.
“Si vendi pritës i RYCO-s, por edhe i Fondit të Ballkanit Perëndimor, ne kemi treguar përkushtim dhe vendosmëri për të ndërmarrë drejtimin më transformues që rajoni ka pësuar gjatë viteve të fundit në sajë të Procesit të Berlinit.Gjatë takimit të djeshëm të Kryeministrave në Durrës për integrimin ekonomik të rajonit, çdo fjalim dhe koncept fillonte dhe bazohej në të njëjtin komponent: mundësitë për të rinjtë tanë. Si t’i bëjmë vendet tona të vlefshme për të rinjtë. Si t’i mbajmë ata këtu, në shtëpi dhe në të njëjtën kohë, si t’u japësh më shumë mundësi për të njohur botën e madhe dhe si ta njohin Evropën, pjesë e së cilës ata janë.Ky ndërveprim mes nesh, kjo bisedë e rëndësishme filloi në 2014 në Berlin, por tani po na kthen në shtëpi, në rajonin tonë. RYCO u krijua sipas modelit dhe vizionit të Zyrës së Rinisë Franko-Gjermane, me qëllim që të të rrezatojë përmes kontakteve dhe shkëmbimeve mes njerëzve vlerat e vërteta më të të mira që gjenden në themelet e Evropës së sotme. Rinia është burimi ynë unik dhe potencial për ndërtimin e modelit të vetëm të paqes dhe bashkëpunimit që kemi zgjedhur t’i përmbahemi: Bashkimi Evropian.Një mision i tillë nuk është detyrë e lehtë në këto kohë sfidash: rritja e populizmit, ksenofobisë, politikave joliberale dhe propagandës përçarëse duket që shumë shpesh është kundërpeshë e një pikëpamje të jashtme sesa të brendshme në rrugën tonë evropiane.Megjithatë, RYCO është një dëshmi e gjallë se bashkëpunimi është më i dobishëm se mungesa e angazhimit. Përpjekjet tona serioze dhe të vazhdueshme për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht nga të gjitha shanset.”





