E shtunë, 21 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Bushati: Propozimet serioze sillen në Kuvend, platforma e PD për mua është shantazh

Platforma e Partisë Demokratike është kundështuar shumë nga mazhoranca, deputeti i Partisë Socialiste pjesë e panelit të Real Story, Ervin Bushati eshte shprehur se platformen më të fundit të Partisë Demokratike e cilëson si një klientelizëm të Lulzim Bashës.

 

Në fjalën e tij deputeti Bushati ekspert i çështjeve ekonomike, është shprehur se në asnjë vend të botës nuk është parë që të dalin politikanë dhe të listojnë bizneset, duke thënë që do i marrim paratë.

 

Reklamë

Ndër të tjera  ai shprehet se propozimet serioze sillen brenda Kuvendit, dhe nëse ato do ti sjellin në Komisione, sipas tij nëse ato propozime janë të sakta do të shikohen.

 

“Unë mendoj se propozimet serioze sillen brenda kuvendit, po përmbledh tre pika, këto erdhën për vettingun ndërkohë që pikat e tjera nuk vijnë më që të ulemi dhe të diskutojmë siç duhet këto pika. Por opozita ka zgjedhe të mos hyjë në kuvend, dhe idetë e tyre ti thotë jashtë e jo ti shtrojë në tryezë diskutimi siç është parlamenti.”

 

Bushati gjithashtu ka theksuar se platforma e demokratëve i duket më shumë si shantazh, sikur ato kerkojne te thone se nese neser ne vijmë në pushtet duhet të bëni kujdes se nëse kapeni do të vuani pasojat.

Më shumë intervista

Reklamë