Subscribe

Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit perëndimor ku mori pjesë edhe shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati i cili u mbajt këtë të premte në Budva të Malit të Zi, ka qenë i tensionuar.

 

Ministri ynë i jashtëm Bushati dhe ai kosovar Pacolli kanë pasur një përplasje me Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

 

Gjithçka ka nisur pasi Pacolli ka kërkuar një ndryshim në deklaratën e përbashkët të ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Burime nga takimi bëjnë me dije se kërkesa ka konsistuar në respektin e ndërsjellë për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes së tregtisë së lire CEFTA. Por propozim nuk është pritur mirë nga ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak si dhe nga përfaqësuesi serb.

 

Kërkesa e Pacollit është mbështetur nga homologu shqiptar Ditmir Bushati. Ky i fundit e ka bere te qarte se nëse Bosnja dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë për Shqipërinë e Kosovën është shumë e lehtë të kthehen tek qëndrimet kombëtare.

 

Besoj se kemi nevoje për të vendosur më shumë theksin tek pajtimi i cili lidhet drejtpërdrejt dhe me vullnetin politik për të bashkëpunuar dhe vijuar me proceset për të cilat kemi rënë dakord me parë. Bashkëpunimi ende nuk është aty ku duhet për shkak të mungesës së vullnetit politik. Një gjë e tillë ndikon jo vetëm zhvillimin por edhe klimën e bashkëpunimit që po mundohemi të krijojmë në rajonin tonë. CEFTA gjithashtu duhet të interpretohet në raport me angazhimet e tjera që çdo vend ka ndërmarrë. Nëse Bosnje Hercegovina dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë dhe për Shqipërinë dhe Kosovën është shume me e lehta te kthehen tek qëndrimet kombëtare.

 

Përplasjet vijnë ne një kohe qe qeveria e Kosovës ka vendosur taksen 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

 

Pavarësisht tensionit takimi i Budvës përfundoi punimet me një deklarate te përbashkët të përbashkët dhe ne tekst u përfshi edhe ndryshimi i kërkuar nga Pacolli dhe i mbështetur nga Bushati.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *