Subscribe

E prirë nga një situatë konflikti, dy ditë para se zgjedhësit t’i drejtohen kutive të votimit, Partia Socialiste u kërkon të tyreve të kenë në vëmendje domosdoshmërinë e vetëpërmbajtjes përgjatë procesit të votimit, numërimit dhe deri në shpalljen e rezultatit zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

ERVIN BUSHATI
KRYETAR I PS TIRANE

“Të jemi të orientuar drejt një procesi sa më transparent, sa më të pastër, sa më të qetë dhe sa më demokratik sepse në fund të ditës një herë në katër vite që flasin qytetarët duhet të jenë të qartë, të qetë dhe të sigurtë për vendim që marrin dhe asnjë presion nga këto partitë që tentojnë të rrisin presionin, trysninë, të bëjnë incidente për të justifikuar humbjen.”

Pas katër javësh bashkëbisedime me qytetarët, kryetari i socialistëve të Tiranës, Ervin Bushati, shpreh bindjen se numri 19 i mandateve në qarkun më të madh të vendit, është i padiskutueshëm.

ERVIN BUSHATI
KRYETAR I PS TIRANE

“Në qoftë se qytetarët e Tiranë, në qoftë se qytetarët e gjithë vendit, po shikojnë fytyrën e vërtetë të opozitës me dhunë, krim, vrasje, me grupe të armatosura që nuk kanë ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, nuk ka ndodhur në historinë e Evropës që nga 1925 me SS e nazistëve, atëherë duhet t’i ndëshkojnë me votë dhe të votojnë për PS, pasi është e vetmja forcë që kujdeset si nëna për votuesit.”

Në ndryshim nga 11 qarqet e tjera të vendit, vëmendja në atë të Tiranës do të jetë edhe më e madhe, nëse renditja në listën e kandidatëve për deputetë do të pësojë ndryshime. Sa e mundur do të jetë që figura të rëndësishme të Partisë Socialiste të vendosura disa numra poshtë kufirit të mandatit të sigurtë do ta rikonfigurojnë atë përmes votës personale.

ERVIN BUSHATI
KRYETAR I PS TIRANE

“Kjo është mrekullia e demokracisë. Ky është momenti që qytetarët e Tiranës të tregojnë preferencat e tyre demokratike sepse e kanë pritur këtë moment prej shumë vitesh dhe thonë nuk dimë këtë të zgjedhim, ja ku e keni rastin, dilni votoni më të mirin ose më të mirën.”

Bindja te socialistët për të siguruar 74 mandate dhe asnjë më poshtë përforcohet edhe nga ngjarja e fundit në Elbasan ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë, që sipas Ervin Bushatit përgjegjësi mban fytyrën e Partisë Demokratike.

ERVIN BUSHATI
KRYETAR I PS TIRANE

Votoni politikën që përkujdeset për qytetarët, jo politikën e dhunës, larg vrasjeve, krimit, përdhunimit të elektoratit që nëse nuk ma jep mua, unë do ta djeg Shqipërinë. Jo, me forcën e heshtjes së mazhorancës, me forcën e votës së qytetarëve, të heqim nga ekrani dhe skena politike, njerëzit që kanë përdhunuar dhe vrarë këtë komb.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *