E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bushati optimist për negociatat: “I kemi bërë detyrat, tani presim ftesën”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, është shprehur optimist se Shqipëria do të marre ftesën nga Bashkimi Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Bushati  tha se Tirana është e fokusuar veçanërisht në zbatimin e Vetingut.

 

I pyetur nëse kanabizimi i vendit dhe përfshirja e ish ministrit Sajmir Tahiri e zyrtarëve të policisë ndikojnë në prishjen e imazhit të Shqipërisë, Bushati theksoi se i takon organeve të drejtësisë te thonë fjalën e tyre.

 

Per bisedimet me Greqinë Bushati thekson se në diskutim janë të gjitha çështjet që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot, të cilat kanë një lloj sensibiliteti, por edhe zona ekonomike dhe regjimi kufitare. E për këtë arsye sipas tij nuk mund te pritet zgjidhje e menjëhershme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë