E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati: Opozita po synon ta fusë vendin në një krizë ciklike

Deputeti socialist, Ditmir Bushati deklaroi se djegia e mandateve nga ana e opozitës është një recetë për të futur vendin në një krizë ciklike.

 

Nga Shkodra, ku zhvilloi një takim me Asamblenë e Zgjeruar të PS, Bushati e cilësoi argumentimin e opozitës për vjedhje votash pa sens pasi, sipas tij, në 2017 qeveria kishte në përbërje ëprfaqësues të PD dhe LSI.

 

Reklamë

“Dihet që parlamenti doli nga zgjedhjet e 2017-ës, u certifikuan nga OSBE-ODIHR, pra nga një instancë autoritative ndërkombëtare dhe nga ana tjetër ne e dimë, se kemi bërë fushatë këtu, ku zgjedhjet u mbajtën nën drejtimin e një qeverie, e cila në përbërje të saj kishte edhe  përfaqësues të PD-së dhe përfaqësues të LSI-së. Dhe të thuash 18 muaj pasi janë bërë zgjedhjet, se zgjedhjet ishin të njollosura dhe Parlamenti është ilegjitim, më e pakta që mund të them është që nuk bën më sens dhe është një recetë për ta futur Shqipërinë në një krizë ciklike”,

Vazhdo të lexosh

Reklamë