Behgjet Pacolli priti ne një takim zyrtar homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, te cilit i beri një propozim te drejtpërdrejt.

 

“Kam kërkuar nga pala shqiptare te mos jete duarkryq dhe te shikoj çfarë po ndodh këtej, por pala shqiptare duhet te jete pjese përbërëse e synimit tone, synimi jone është dialogu me Serbinë dhe aty ose ne publik ose mbas kulisave, te jene aty. Nëse mundet BE dhe SHBA te jete prezente, pse jo Shqipëria.

 

Duke u ndalur tek çështja e kufijve, kreu i diplomacisë se Kosovës kujtoi deklaratën e Pavarësisë.

 

Kosova është shtet i pavarur, ka shpallur pavarësinë e vet ne vitin 2008 dhe si deklarata ka pasur për baze kufijtë e Kosovës dhe ato duhet te respektohen dhe ne te ardhmen. Kushtetutshmëria e Kosovës duhet te mbrohet ne plotësi, dhe integriteti territorial i Kosovës.

 

Nga ana e tij, Ditmir Bushati shmangu çdo koment lidhur me debatin për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke u ndalur vetëm tek mbështetja qe Tirana zyrtare i ka dhënë procesit te dialogut.

 

Shqipëria e ka mbështetur ne mënyrë te vazhdueshme këtë proces, pavarësisht se kush ka qene dhe kush është ne krye te punëve te vendit ne Shqipëri apo ne Kosove.

 

Përsa i përket kësaj çështje, deviza jone është qe Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj devize i jemi përmbajtur me besnikëri, pavarësisht opinioneve te ndryshme politike qe aktor te ndryshëm ne Shqipëri mund te kenë për çështje te karakterit lokal, kur vjen puna tek kjo çështje, ne kemi demonstruar unitet dhe solidaritet.

 

E ne fund, Pacolli përgëzoi ministrin Bushati për atë qe ai e cilësoi “zgjidhjen e problemit historik me Greqinë”, edhe pse ne fakt, deri me tani, marreveshja mes dy vendeve nuk është arritur, përjashto marrëveshjen e njohjes se patentave.

 

Dua ta përshëndes homologun tim Ditmirin për punën e mrekullueshme qe ka bere ne zgjidhjen e problemit historik me Greqinë. Ne kemi përcjellë takimet tuaja dhe sinqerisht ju përgëzojmë. Ka qene një pune e mrekullueshme dhe sot kjo pune merret si një shembull i mire dhe si një lajtmotiv qe do te thotë qe dhe problemet e tjera te zgjidhen ne rajon. Ju përgëzoj shume për këtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *