Deputeti I PS, Ervin Bushati in ftuar në emisionin “ 7 pa 5” në Vizion Plus tha se opozita dhe mazhoranca kanë qasje të ndryshme sa I takon rolit që mund të ketë sistemi I drejtësise edhe ne proceset politike ne vend. Bushati tha se kjo mazhorancë mendon se vetëm në saje të një sistemi drejtësie efikas dhe të pavarur mund të vijë edhe pastrami i politikes.

 

“Opozita thotë se politika mund të pastrojë poltikën ndërsa si mazhorancë mendojme se vetëm me një drejtësi të pastër e të pavarur mund të pastrojë edhe politiken.”

 

Bushati pohoi se vettingu mund të kishte ecur më shpejt por frytet e zbatimit të tij po ndihen.

 

“Problemi i kriminalitetit dhe trafiqeve te ndryshme në Shqiperi nuk eshte shqetesim i ri por goxha i vjetër por ne po perpiqemi ti japim zgjidhjet e duhura.Këto problematika zgjidhen me një drejtësi reale dhe të pavarur nga politika.Sot drejtësia është e pavarur, ka nisur të japë frytet edhe e para teksa gjyqtarë dhe prokurorore nuk po e kalojne dot vettingun.Për hir të së vertetes vettingu po shkon pak gjatë pasi mund të kishte ecur edhe me shpejt.”

 

Sekretari organizativ i PS, u shpreh optimist për hapjen e negociatave teksa tha se gati 10 deputetëve të bundestagut gjerman që ka zhvilluar, kanë shprehur vlerësime pozitive për ecurinë e proceseve reformuese në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *