E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bushati: Më 26 prill, do të zgjohemi të çliruar nga koronavirusi

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se pas zgjedhjeve, Shqipëria do të ketë masa anti-COVID shumë herë më të lehtësuara.

 

Reklamë

Në studion e “7 pa 5” me gazetarin Thimi Samarxhiu, Bushati parashikoi që vendi ynë do të hapet edhe më shpejt se shtetet e tjera të fuqishme.

 

Meritë për këtë, sipas tij, do të ketë procesi i shpejtë i vaksinimit.

 

“Më 26 prill do të zgjohemi të çliruar nga koronavirusi. Shqipëria do të hapet para Gjermanisë, Spanjës, FRancës, sepse po ecet shumë mirë me vaksinimin. Po e bëjmë me hapa shumë të shpejtë, është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë. Më 1 qershor ne do të hapemi, do të funksionojmë si ekonomi, si shoqëri”, tha Ervin Bushati në “Vizion Plus”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë