E martë, 15 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Bushati: Kushte nga Meta? Fantazi!

 

Ndërsa pritet nisja e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje mbi kufirin detar, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk beson ne vendosjen e kushteve nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

 

 “Këto janë fantazi për piano e orkestër”

 

Por ministri i jashtëm sqaroi se presidentit i është kërkuar autorizimi për nisjen e negociatave me Greqinë.

 

 “Unë kam kërkuar në bazë të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare autorizim, jo plotfuqishmëri, autorizim për të nisur punën. Procedura është e tillë, fillimisht kërkohet një autorizim për të nisur punën. Nis puna, përcaktohet ekipi, përcaktohet platforma dhe fillojnë diskutimet apo negocimi.”

 

Shefi i diplomacisë saktëson se plotfuqishmëria i kërkohet kreut të shtetit vetëm në momentin kur palët arrijnë një projektmarrëveshje, për ta nënshkruar atë.

 

“Pasi përfundon negocimi do të duhet sërish që nga ana e Presidentit të Republikës të lëshohet autorizimi për firmosjen e marrëveshjes dhe në një rast të tillë Presidentit të Republikës, Ligji i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, i ka dhënë mundësinë për të verifikuar në rast se platformë mbi të cilën ka filluar puna, përputhet me projektmarrëveshjen e arritur. Dhe diga e tretë apo hapi i tretë ku Presidenti i Republikës sërish ka një rol, është në momentin kur marrëveshja miratohet në Kuvend dhe Presidenti i Republikës ka të drejtën e dekretimit ose jo të kësaj marrëveshjeje.”

 

Ndërkohë Presidenti Meta ka anashkaluar përgjigjen për pyetjen se kur do ta dorëzojë autorizimin për nisjen e negociatave.

 

 

Ditët e fundit Meta ka zhvilluar një serë konsultash me ish presidentet si dhe me eksperte të fushës.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video