E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati falenderon Kotzias: Ka pak gëzime në këtë profesion

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati reagon pas dorëheqjes së homologut grek Nikos Kotzias.

 

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Bushati falenderon Kotzias për bashkëpunimin, ndërsa e çmon si një nga momentet e gëzimit në këtë profesion.

 

Reklamë

“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit Nikos Kotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë