Subscribe

Një krim i rëndë brenda familjes është regjistruar gjatë natës në lagjen “Shkumbin”, në   Librazhd.

Në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç,  gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me  thikë bashkëshorten  e tij shtetasen Luljeta Gjokola, 49 vjeçe.

Pas krimit autori Daut Gjokola është hedhur nga kati i katërt i apartamentit të  tij dhe për pasojë ka  ndërruar jetê.

Bashkëshortja e tij  është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur  në spital.

Ende nuk dihet shkaku i ketij krimi te rende ndonese paraprakisht mendohet se nje nga pistat eshte xhelozia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *