E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Video · Kronikë

Burrel, shpërthim tritoli në lokal

 

Një 35 vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht shpërthimit te tritolit në qytetin e Burrelit.

 

Në momentin e hedhjes së lëndës eksplozive në ambientet e brendshme të lokalit ka qenë brenda vetëm personi që e kishte marre ate me qira. Sipas policisë,  dyshohet se tritoli është hedhur nga dritarja e tualetit të lokalit.

Reklamë

 

Ka qenë vetë i riu, Selim Lika i cili sapo ka ndjerë erën e fitilit zjarr përcjellës ka dalë menjëherë jashtë, duke i shpëtuar shpërthimit.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:05 mbrëmjen e së dielës në një lokal përballë shkollës  9-vjeçare “31 Korriku” që ishte marre më qira nga Lika.

 

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

 

Policia bën me dije se janë marrë në pyetje disa persona. Mes tyre pronari i lokalit dhe personi qe e kishte marre ate ne qira.

Më shumë video

Reklamë