Subscribe

Shënohet incidenti i pare gjate garës per kreun e PD-se. Deputeti i opozitës Bedri Hoxha është goditur me grusht sot ne mesdite, pak para takimit që Lulzim Basha pritej të zhvillonte takimin me anëtaret e Burrelit.

 

Sipas policisë se Matit, deputeti Hoxha ne denoncimin e tij thotë se e ka goditur Demir Çupin, i cili është shoqëruar per te dhëne shpjegime.

 

Para ore para Bashes, ne Burrel ishte Eduart Selami, i cili e sulmoi ashpër ate per monopolizim te Partinë Demokratike.

 

Me herët Lulzim Basha dhe Eduard Selami u përballën në një debat dhe bashkëbisedim përpara demokrateve korçare. Ata bene analizën e tyre për zgjedhjet dhe paraqiten vizionin e tyre per drejtimin e Partisë Demokratike.

 

Lulzim Basha: Ne nuk bëmë dhe as nuk do bëjmë pakt me krimin për të ardhur në pushtet. Ne ishim partia e vetme që erdhi me një program, me një ofertë, me një alternativë, që erdhi nga nevojat e qytetarëve të cilat nuk i shfletuam gazetave dhe revistave dhe as nuk i shpikëm në laborator politik, por bashkë i prekëm këto 4 vite. Me dhjetëra herë unë kam qenë bashkë me ju tek biznesi i vogël i Korçës, tek fasonët, tek prodhuesit, tek agrobiznesi, tek fermerët, tek pensionistët, tek studentët. Ka qenë kjo prekja e realitetit që e bëri programin tonë realist në problemet më akute që kërkonin zgjidhje. E bënin ambicioz në zgjidhjet që ofronin brenda filozofisë politike të së djathtës dhe plotësisht të realizueshëm dhe të buxhetuar. Por ç’rëndësi ka kjo, kur nuk ka proces, kur nuk ka zgjedhje. Kur pala tjetër nuk ofron asgjë. As program, as plan, as vizion. Sepse e gjithë fushata, ishte tek shitblerja e votës.

 

Eduart Selami: Mendimi im është që kjo humbje nuk ishte e papritur. Kjo humbje kishte kohë që ne e shikonim si demokratë. Dhe nuk është humbja e parë dhe fatkeqësisht nëse nuk e shikojmë këtë humbje dhe të gjejmë shkaqet e saj, kam frikë se do ta kem shumë të vështirë të rikthehemi. Mënyra për tu rikthyer është për ta parë në sy dhe për ti parë gabimet ashtu siç janë. Nëse do ta përmbledh me një fjali, arsyeja e humbjes tonë dhe e humbjes së shpresës së shqiptarëve është largimi nga demokratët. Fatkeqësisht, Partia Demokratike nuk funksionon më si parti demokratike e bashkëkohore dhe nuk ka demokraci të brendshme që ne meritojmë. Është për të ardhur keq.

 

Lulzim Basha: Nuk ka shqiptar që se kupton diferencën mes partive që shesin e blejnë votën dhe përdorin bandat dhe partisë së vetme që ka vlera, parime, ka program, ka zgjidhje. Kuotën morale ta bashkojmë me forcën tonë numerike dhe politike. Akti i parë, bashkimi i brendshëm”

 

Eduard Selami: Unë mendoj se po ti rikthehemi demokratizimit të brendshëm, kur të fitojmë besimin e njëri-tjetrit, atëherë ne do të kemi të drejtë të na besojnë edhe votuesit tanë, simpatizantët tanë dhe qytetarët shqiptarë. Për mendimin tim ky është thelbi i kësaj analize. Këtu duhet të rikthehemi. Duhet të rikthehemi tek vendosja e rregullave dhe funksionimi demokratik brenda vetes tonë. Nuk mund të jemi ne shpresë për shqiptarët dhe garanci që do të veprojmë në të njëjtën mënyrë për forcimin e shtetit ligjor kur ne shkelim rregullat e lojës tonë”.

 

Basha dhe Selami patën takime edhe me demokratët e Pogradecit, Devollit, Maliqit dhe Ersekës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *