E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Burrë e grua rrihen në Korçë, nëna godet dhe vajzën

Komisariati i Policisë Korçë ka nisur hetimet për një çift bashkëshortësh të cilët kanë dhunuar njëri-tjetrin.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se janë referuar materialet në Prokurori për shtetasin A. B. dhe për shtetasen M. B. (bashkëshortë), pasi dyshohet se kanë dhunuar njëri-tjetrin.

Gjithashtu, dyshohet se shtetasja M. B. ka dhunuar edhe vajzën e saj.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë