E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Buron Kaceli sjell “Dhoma e Pasme”, piktori i njohur hap ekspozitën në Galerinë e Artit

I rrethuar nga copëza veprash të artit të tij, me një telajo, penel e ngjyra në duar, vendosi t’i priste artisti Buron Kaceli vizitorët e parë në hapjen e ekspozitës kujtesë “Dhoma e Pasme”.

Një ekspozitë që kthen piktorin e njohur pranë publikut, me një përzgjedhje veprash nga e gjithë krijimtaria e tij artistike.

Reklamë

Individualiti i spikatur, drita e ngjyrave, dashuria për natyrën dhe frymëzimi që gjen në të, janë tiparet identifikuese të veprave të Buron Kacelit.

“Unë e pëlqej shumë natyrën, ne grupi i penelit jemi shumë të dashur me natyrën. po natyra nuk është vetëm peizazhi, është dhe njeriu. më pëlqejnë shumë dhe ambiente të tilla ku populli gëzon këndon dhe jeton ndaj dhe shumë piktura të miat janë të tilla”, tha Buron Kaceli.

Në çdo ekspozitë që kuratorja Edit Pulaj nxit që të hapet, synohet i hulumtimi i fenomeneve të vetë Tiranës, njerëzve, lagjeve, bashkëjetesës, bashkërenduar kjo me rivizitimin e trashëgimisë kulturore dhe interpretimet bashkëkohore.

“Të gjitha artistët dhe ekspozitat që kemi hapur deri tani kanë pasur një qasje ku hulumtojmë Tiranën dhe e sjellim atë që nga transformimi urban deri te demografika, situata njerëzore ca elemente që bëjnë një përshkrim të gjithë këtij tranzicioni”, tha Edit Pulaj.

Ekspozita “Dhoma e Pasme” do të jetë e hapur për të gjithë artdashësit deri më datë 5 maj në Galerinë e Artit Tiranë./vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë