Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda lë në fuqi vendimin burg të përjetshëm Denis Shtraza. I pandehuri Shtraza akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar 2016.

 

Sipas policisë viktima u rrëmbye në mes të qytetit të Durrësit dhe një ditë më pas u gjet i lidhur dhe i vrarë me plumb në kokë në anë të rrugës, në Murqinë të Krujës. Hetuesit dyshojnë se vrasja e Çollakut ka lidhje me motive hakmarrjeje për shkak të një atentati të mëparshëm të organizuar ndaj Denis Shtrazës,.

 

Më herët për vrasjen e  Çollakut ishte akuzuar dhe Ervin Dalipaj, për të cilin pushoi gjykimi pas ekzekutimit të tij në prill të 2017 tek mbikalimi i Sukthit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *