Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të premte vendimin, burg të përjetshëm për Ritvan Zykajn, që vrau 8 të afërm të tij në fshatin Resulaj të Selenicës.

 

Ngjarja ka ndodhur me 10 gusht 2018, ku 24 vjeçari shkoi në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke shkaktuar 8 të vrarë. Mes viktimave 3 gra dhe dy fëmijë.

 

Nga kjo ngjarje e rëndë kanë humbur jetën, Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç, Besim Zykajt 43 vjeç, bashkëshortja e tij Vasilika 42 vjeç dhe dy fëmijët Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç, gjithashtu janë vrarë Azem e Afërdita Zykaj.

 

Motivi i krimit lidhet me akuzat që gruaja e xhaxhait i bënte autorit, Ridvan Zykaj për vjedhjen e pulave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *