Subscribe

Gjykata e Korçës ka dhënë masën arrest me burg për 65-vjeçarin Apostol Bollozhga, i dyshuari kryesor për vrasjen e fqinjit të tij Petrika Treska.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes ku mësohet se shkak I konfliktit ishtë bërë ndriçimi i shkallës.

Trupi gjykues u drejtua nga Seladin Pysqyli, i cili e ka lënë të dyshuarin pas hekurave duke u bazuar në provat e paraqitura nga organi i akuzës.

Avokati i tij mbrojtës, tha se Bollozhga nuk e pranoi krimin por nisur nga gjendja shëndetësore i ka kërkuar gjykatës si masë sigurie arrest shtëpie.

67-vjeçari u godit me thikë nga komshiu i tij. Viktima u gjet para derës së shtëpisë së tij nga bashkëshortja. Ai humbi jetën gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Autori i krimit vuan nga problem te shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *