Subscribe

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për Artur Ballën dhe  Bledar Lilon, kunati dhe ish-truproja e Rezart Taçit, të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash.

 

Gjykata miratoi kërkesën e SPAK, duke i lënë në burg, pasi akuzohen si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove.

 

Pala mbrojtëse kërkoi që çështja të mos hetohet nga SPAK dhe të shpallet moskompetenca, pasi Artur Balla dhe Bledar Lilo ishin thjesht shoqërues të italianit Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomistit te tij Fabio Petruzzella.

 

Sipas hetimeve, Taçi bashkëpunoi në Itali me 90-vjeçarin Francesco Zummo dhe Fabio Petruzzella, të cilët u arrestuan ne vendi fqinj. Të dy këta persona në muajin qershor hapen një llogari bankare në Shqipëri për të transferuar më pas 18 milionë euro që tashmë janë sekuestruar nga SPAK. Ata i transferuan eurot në llogari, ku Taçi më pas përmes transaksioneve do të bënte pastrimit përmes firmave të naftës dhe do ti kalonte në Mal të Zi.

 

Mësohet se Rezart Taçi përmes transaksioneve bankare do të përfitonte përqindjen e tij rreth 3 milionë euro. Francesco Zummo dhe Fabio Petruzzella u arrestuan në Itali pasi dyshohet se pastronin paratë e mafias përfshi edhe të Cosa Nostrës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *