Subscribe

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masen e sigurise “Arrest me burg” per Sokol Sanxhaktarin dhe Ardjano Hajdarin të cilët gjatë një konflikti me mjete të forta i shkaktuan vdekjen mikut të tyre Florian Lamçe.

Seanca gjyqësore u mbajt pa prezencën e medias.

Avokati mbrojtës Sokol Hazizaj, argumentoi se Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qënë nën efektin e alkoolit kur janë konfliktuar me mikun e tyre dhe nuk e mbajnë mend sesi ka nisur ngjarja.

Por pretendimet e tij nuk ishin te mjaftueshme për gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila pranoi kërkesën e prokurorisë duke i lënë në burg të arrestuarit.

Edhe ne këtë seancë,  Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari deklaruan se ishin te shokuar nga ajo çfarë kishte ndodhur, duke thënë se e besonin të kishin vrarë Florian Lamçen, pasi gjatë gjithë pasdites dhe mbremjes ata kishin pirë sëbashku në disa lokale në qytet.

Në testin e kryer dy të pandehurit kanë rezultuar nën efektin e alkoolit. Policia konfirmoi më vonë se pas goditjes me sende të forta, Florian Lamçe mori plagë të rënda në kokë, cka i shkaktoi vdekjen.

Pas ngjarjes, Sanxhaktari  dhe Hajdari kanë qenë të pavetëdijshëm, çka ka ngritur dyshime tek hetuesit se ata kanë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *