E diel, 22 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Burg për policin Trimi

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” per efektivin e policisë Alban Trimi, i cili u gjend ne nje tavoline se bashku me viktimën Elton Çiça. Prokurori Enklid Gjini në një seancë me dyer të mbyllura i ka argumentuar Gjykatës se Trimi është person i dyshuar për veprime që sipas Prokurorisë janë kryer me qëllim për të penguar zbardhjen e vrasjes së Çiçës. Hetuesit dyshojnë se është fshehur pistoleta dhe celulari që mbante viktima. Për të njëjtën akuzë atë të fshehjes së të vërtetës mbi ngjarjen në burg po mbahet dhe doktori Redian Rraja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë