E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Burg për monstrën e Pogradecit

40 ditë burg për Blerim Bizgjonin i akuzuar për mardhënie seksuale me dhunë me 13 vjeçaren nga fshati Vërdovë. Ka qenë prokurori Shkëlqim Kokona ai që i ka kërkuar gjykatës arrest me burg 40 për ditë për Blerim Bizgjonin pasi sipas tij duhet të paraqesë dy ekspertiza nga ekspertët psikiatër për të akuzuarin dhe minorenen.

Nga ana tjeter është kërkuar ekspertizë për kohën e kryerjes së kësaj mardhënie pasi sipas prokurorit, deri tani ka vetëm një ekspertizë për kryerjen e mardhënieve.

Nga ana tjetër, Blerim Bizgjoni nuk ka pranuar akuzën. Madje ai është shprehur se gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 13-vjeçares.

Blerim Bizgjoni ka detyruar duke e kërcënuar vajzën për të kryer mardhënie në banesën e tij, ku e mbante prej gati 2 vitesh.

Reklamë

Qëllimisht 46-vjecari i është afruar familjes së vajzës prej shpërnguljes në këtë fshat duke kërkuar domosdoshmërisht kujdestarinë e saj pasi familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike e gjithashtu njëri prej prindërve vuan nga sëmundja e shëndetit mendor.

Vajza ka dhënë dëshminë e saj para policisë nga ku ka rrëfyer se 46-vjecari ka abuzuar seksualisht me të në mënyrë të përsëritur edhe duke e dhunuar fizikisht.

Për mediat ka folur edhe nëna e saj duke u shprehur se kërkon drejtësi pasi familjen Bizgjoni e kishin të besuar dhe ua kishin besuar vajzën e tyre.

Në seancën e sotme nuk kanë qenë të pranishëm familjarët e 46-vjeçarit, ndërkohë që burime të siguruara thanë se 46-vjeçari gjatë gjithë seancës është paraqitur tepër i stresuar.

 

Më shumë video

Reklamë