E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Kronikë

Burg dy vëllezërve për vrasjen, ekzekutuan 33-vje֔çarin në Shkodër pasi i prishi dy martesa motrës së tyre

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Arjon Hasaj dhe vëllain e tij, Klisman Hasaj, për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj 6 ditë më parë në Shkodër.

Të dy ata qëndruan të heshtur para trupës gjykuese e cila vlerësoi të ligjshëm arrestin e tyre dhe lënien në qeli.

Reklamë

Arjon Hasaj është autori i ekzekutimit me breshëri plumbash të Ramzan Mataj në fshatin Dragoç mbrëmjen e 4 janarit.

29-vjeçari i ngriti kurth 33-vjeçarit dhe e vrau pasi viktima kishte një lidhje me motrën e tij prej gjashtë vitesh.

Reklamë

Gjithashtu Arjon Hasaj, baba i 4 fëmijëve, në dëshminë e dhënë ka pretenduar se Ramazan Mataj i ka prishur dy martesa motrës së tij, si edhe i ka shpërndarë video të tyre intime tek bashkëshorti i dytë.

I arrestuar si bashkëpunëtor i ngjarjes së rëndë është edhe i vëllai Klisman Hasaj, i cili dyshohet se siguroi kushtet për të kryer vrasjen.

Në dëshminë e dhënë para uniformave blu, Arjon Hasaj tregoi se pas krimit e fshehu armën në oborrin e banesës.

Ai u zbulua nga policia pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë të cilat kishin filmuar momentet kur ai ishte larguar nga venngjarja me bicikletë. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë