Edhe Aldo Bumçi ka dalë kundër Lulzim Bashës, i cili njoftoi sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.

Ai fajëson kryedemokratin se ka futur në krizë opozitën.

 

“Ndryshe nga Berisha ne 2001, apo Rama ne 2009, Basha zgjodhi mos te ndermrrte asnje kushtezim per qeverine. Vendimin per perjashtimin e Berishes u mor pa respektuar askend, e mori i vetem duke futur ne krize opoziten dhe jo qeverine. Kriza e dyte buron nga braktisja e masakres zgjedhore. Me raportin me kritik per zgjedhjet nuk u ndermor asnje hap. Cfare mund ti thote votuesit shqiptar Lulzim Basha pas 8 vitesh, çfare aksioni do t’i propozojë qe nuk e beri? Basha me qendrimin e tij po fut ne krize PD-ne. Eshte krize e Bashes dhe jo e te tjereve. Sot, pas dy humbjesh radhazi, pasi demokratet ju ndoqen ne cdo aksion si asnje lider tjeter, protesta, djegie mandatesh, cadra etj., pergjegjesia e madhe eshte juaja z.Basha. Nuk mund te shumezohen me zero mbi 4200 firma. Ato jane fuqia reale. Ne jemi ne krize se humben zgjedhjet per here te dyte, dhe ketu kemi pergjegjesi te gjithe. Por pergjegjesine me te madhe, si në cdo parti tjeter e ka kryetari.Te mbeshtetet propozimi i zotit Paloka, dhe te perdoren negociatat si zgjidhje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *