E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Vendi

Bulqizë, gruaja plagos me thikë burrin në gjumë

Një 36-vjeçare ka tentuar  të vrasë me thikë bashkëshortin e saj në gjumë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të kësaj të enjte në Bulqizë. Rudina Basha ka qëlluar 6 herë me thikë bashkëshortin Besnik Basha 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Dibrës, jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, ky veprim erdhi pas një konflikti për motive banale mes bashkëshorteve. Policia ka arrestuar në flagrancë autoren e plagosjes, por njëkohësisht ka vënë në pranga edhe Besnik Bashën, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, është sekuestruar një armë zjarri pushke, si dhe një krehër me 10 fishekë, të cilat i mbante pa leje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë