E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bulqizë/ Goditën efektivët e policisë në gjendje të dehur, 2 në pranga

Dy persona janë arrestuar në Bulqizë, pasi goditën nën efektin e alkoolit efektivët e policisë.

 

Reklamë

Në pranga përfunduan V. K., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armë mbajtje pa leje”, si dhe dhe G. V., 45 vjeç.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi, punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi G. V., i cili pas testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

 

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar urdhrin për shoqërimin në Komisariat, duke  kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë