Subscribe

Prej tre ditësh zona e Bulqizës po përballet me mungesë të energjisë elektrike.

 

Kushtet atmosferike të ditëve të fundit kanë shkaktuar defekte të shumta në rrjet. Banorët thonë se mungesa e energjisë në këtë kohë, kur temperaturat janë të ulëta mbetet problem, pasi shumë familje e përdorin për ngrohje.

 

 

FLASIN QYTETARET

 

1–Pardje në darkë janë fik. Dje s’kemi pas drita. Vijnë dhe ikin. Kur s’ke korrent, cfare do bësh.

 

 

2–Tre ditë kane qe kane ikur. Thonë do rregullohen por asgjë.

 

 

Pa drita janë dhe disa fshatra të thellë të bashkisë Bulqizë. Sipas autoriteteve, shkak është bërë amortizimi i rrjetit elektrik.

 

 

AVNI MULIU – NENPREFEKT I BULQIZES

 

Me gjithë punën e bërë nga OSHEE është një problem që nuk dihet se ku është defekti.

 

 

Me mungesë energjie po përballen dhe zonat malore të qarkut Korçë si dhe fshatrat turistike të Malësisë së Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *