E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bullgaria shkon në zgjedhje për herën e shtatë në tre vitet e fundit

Për të shtatën herë radhazi në vetëm tre vjet, qytetarët bullgarë shkojnë në kutitë e votimit për të votuar me synimin për të thyer ngërçin politik në të cilin vendi ndodhet që nga viti 2021.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe rezultatet e para priten rreth orës 20:00.

Reklamë

Kujtohet se ngërçi politik në Bullgari filloi në vitin 2020 kur vala e protestave kundër korrupsionit endemik shkaktoi përmbysjen e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga partia Gerb.

Që atëherë, zgjedhjet e njëpasnjëshme në vendin më të varfër të BE-së kanë zbutur valën e ndryshimeve kundër konservatorëve.

Kjo ka rezultuar që Gerb i ish-kryeministrit Bojko Borisov duket se ka fituar përqindjen më të madhe të votuesve, me 26%.

Por ai rrezikon të mos gjejë aleatë për të formuar një qeveri, pasi parlamenti parashikohet të jetë i fragmentuar. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë