Pas rrëzimit të koalicionit në Bullgari, qeveria po kërkon një alternativë për të shmangur një tjetër krizë politike në vend. Kryeministri Kiril Petkov ka deklaruar se do të krijojë një qeverisje të pakicës, që sipas tij do të stabilizojë situatën.

 

Por opozita parlamentare ka b¡rë të qartë se nuk do të mbështesë një nismë të tillë. Deputeti i forcës kryesore opozitare GERB, Toma Bikov, tha se kreu i qeverisë ka nxituar me këtë vendim.

TOMA BIKOV
DEPUTET, GERB

“Unë mendoj se kjo qeveri me këtë mandat, padyshim që nuk mund të vazhdojë të punojë. Nëse do të ishim në vendin e Kryeministrit Kirill Petkov, fillimisht do të kërkonim votëbesimin para se të flasim për qeveri pakice”

 

Partia “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” po ashtu është shprehur nuk do të mbështesë ministrat e rinj në kabinet. Ndërsa Partia Socialiste dhe “Bullgaria Demokratike” kanë shprehur mbështetjen ndaj Kryeministrit Kirill Petkov.

 

Një ditë më parë, Partia “Ka një popull të tillë” tërhoqi të gjithë ministrat nga qeveria, duke i dhënë fund koalicionit

 

Disa ekspertë i përshkruan veprimet e kryetarit të partisë, Sllavi Trifonov si një lëvizje të zgjuar politike që synon të fitojë pozita më të mira në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. Por nuk dihet ende nëse do të ketë zgjedhje të tilla pasi Petkov po synon për një “qeveri të pakicës”.

 

Tani pritet te shihet kush do te jete ne krye te diplomacisë bullgare, pasi ministrja e Jashtme nga radhët e partisë “Ka një popull të tillë”, Teodora Gençovska, mbronte me vendosmëri të madhe qëndrimin ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut u tërhoq.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *