Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur dy ambasadorët më të rinj të vendi tonë. Tashmë do të kemi përfaqësues të ri diplomatic nga Bullgaria dhe Mbretëria e Vendeve të Ulëta.

 

Bullgaria do të përfaqësohet në vendin tonë nga Momtchil Stoyanov Raytchevski.

 

Gjatë takimit, Meta është ndalur në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duke nënvizuar se Bullgaria mbetet një partner tradicional dhe shumë i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë.

 

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Bullgaria i kushtoi Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor gjatë mbajtjes së fundmi të Presidencës së Bashkimit Evropian.

 

Gjithashtu, Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, zonja Guusje Korthals Altes.

 

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Holanda i kushton bashkëpunimit me Shqipërinë, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane dhe përmbushjes së prioriteteve kyçe.

 

Duke u ndalur tek marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti Meta, përshëndeti interesin në rritje të kompanive të mëdha holandeze për të investuar në tregun shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *